Dy ditë më parë mediat ndërkombëtare raportuan shkëputjen e një ajsbergu gjigant, me sipërfaqe pak më të madhe se 1/5 e Shqipërisë, nga kontinenti i ngrirë i Antarktidës.

Ajsbergu me sipërfaqe 6 mijë kilometër katror peshon rreth 1 trilion ton dhe me shkrirjen e tij do të ketë telashe. Kjo ka bërë që mediat ndërkombëtare të interesohen edhe për pasojat afatgjata.

“Bild”, gazeta më e madhe në Gjermani, ka përgatitur një hartë të këtyre pasojave dhe lajmet nuk janë aspak të mira për shumë shtete, mes të cilëve edhe për Shqipërinë.

Harta e përgatitur nga “Bild” tregon sipërfaqet që do të zhyten në ujë, me rritjen e nivelit të deteve në botë.

Sipas kësaj harte, sëbashku Hamburgun, e madje edhe me një pjesë të Berlinit në Gjermani, nën ujë do të zhyten edhe kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi dhe ai i Holandës, Amsterdami.

Ndër vendet më të goditura janë edhe Rusia, Ukraina dhe fqinjët tanë të Italisë, ku turistëve mund t’u duhet të zhyten për të shijuar bukuritë e Venecias.

Nëse skenari ogurzi do të bëhet realitet, nga rritja e nivelit të deteve do të goditet edhe Shqipëria, ku do të zhytet në ujë një pjesë e madhe e Ultësirës Perëndimore.

Sipas ekspertëve të pyetur nga “Bild”, niveli i deteve pritet të rritet me 1.5 metër, deri në fund të këtij shekulli.

Mojib Latif nga Universiteti i Kielit paralajmëroi se “

nëse ngrohja globale nuk ndalohet ky skenar do mund të realizohet brenda pak shekujsh”. 

/tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”335″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]