Producenti hollivudian Harvey Weinstein është dorëzuar vullnetarisht sot në policinë e Nju Jorkut pas akuzave të shumta të bëra ndaj tij. Akuzat ndaj tij nuk janë bërë ende zyrtare, por mediat amerikane thonë se disa prej tyre lidhen me akuzat e bëra nga aktorja Lucia Evans.

Dhjetra aktore dhe gra të tjera kanë akuzuar producentin 66-vjeçar për përdhënim dhe sulme seksuale. Weinstein ka mohuar të ketë bërë seks me to pa dëshirën e tyre. Dhjetra gazetarë ishin vendosur para zyrave të policisë së Nju Jorkut për të pritur mbërritjen aty të producentit të famshëm.

Një hetim i gjerë do të bëhet në lidhje me këto akuza ndaj 66-vjeçarit dhe më pas do të vendoset nëse do të hapet çështje penale. /

tvklan.al