Një organizatë kriminale shqiptare është shkatërruar nga policia greke në Athinë, e cila vepronte në fushën e shpërndarjes së drogërave.

Policia e Athinës njofton se janë arrestuar gjashtë shqiptarë, pesë burra dhe një grua, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Autoritetet gjetën dy shtëpi në Pire të cilat përdoreshin si bazë për magazinimin e drogës. Shqiptarët shpërndanin hashash dhe kokainë në ishujt grekë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 15.8 kg hashash, 38 gram kokainë, 2040 Euro dhe 80 Dollarë, 13 celularë, dy makina dhe një motor.

Sipas hetuesve, banda e shqiptarëve ka trafikuar drogë të paktën 80 herë.

/tvklan.al