Në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi tha se Forcat e Armatosura do të krijohen nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe me vullnetin politik të të gjitha komuniteteve, duke i bërë thirrje pakicës serbe që të bëhet pjesë e këtij procesi.

Ai i bëri këto komente në një debat me organizata të shoqërisë civile nga komuniteti serb, ku u tha se serbët vazhdojnë të kundërshtojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe që kjo çështje të shtrohet në bisedimet në Bruksel. /VOA