Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se “përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”.

Postimi i plotë:

Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH

/tvklan.al