Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes llogarisë në Facebook se ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të realizuar një vizitë disaditore.

“Sapo arrita në SHBA për një vizitë. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme”.

Presidenti, që shpesh nga analistët quhet i izoluar, për shkak të pjesëmarrjes së tij të paktë në evente ndërkombëtare, shkrimin e ka shoqëruar me një fotografi të një tjetër vizite të mëhershme që e kishte realizuar në SHBA./Klan Kosova