Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masa për menaxhimin e situatës si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë që prej mbrëmjes së të enjtes vendin. Nga monitorimet e bëra në terren nënkryetari I demokratëve Edmond Spaho tha se shumë zona janë të izoluara, ndërsa prej ditësh mungon energjia elektrike në disa fshatra.

Më herët në një tjetër dalje sekretarja për marrëdhëniet për publikun në Partinë demokratike, Grida Duma tha se I gjithë rrethi I Hasit është I izoluar dhe se prej 24 orësh mungon ndërhyrja e qeverisë.

Tv Klan