Fiksimi në celuloid i Shqipërisë në vitin e parë të demokracisë, pas rrëzimit të shtatores së ish diktatorit Enver Hoxha, sollën në vendin tonë me dhjetëra fotografë, profesionistë të huaj. Ndër to ishte edhe artisti izraelit, Doran Bacher. Objektivi i shërbeu për të dokumentuar jetesën e komunitetit hebre në Shqipërinë post-komuniste.

Boaz Rodkin, Ambasadori i Izraelit në Tiranë:

Këto fotografi reflektojnë momente të veçanta të jetës në Shqipëri. Realizuesi i tyre nuk përpiqet të prezantoje vetëm portretet, por edhe situatën ekonomike në të cilën ata jetonin. Përmes këtyre fotografive dhe shumë të tjerave, Izraelitët janë prezantuar me Shqipërinë, që strehoi dhe mbrojti hebrenjtë nga nazizmi

”.

Një e dhënë historike që vazhdon ti shërbejë turizmit. Janë me qindra izraelitët që vizitojnë vendin tonë, komunitetin e hebrenjve, që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri pas hapjes së kufijve.

Boaz Rodkin, Ambasadori i Izraelit në Tiranë: 

Në Izrael, kemi edhe ne komunitetin shqiptar. Ajanë një urë lidhëse mes jush dhe nesh

”.

Ekspozita “Hebrenjtë në Shqipëri”, ku forcat e sigurisë, të shoqëronin që në hyrje është e vizitueshme deri në 11 Mars, në hollin e Akademisë së Shkencave. Tv Klan