“Hekuba” në Metropol

Një teatër i ndërtuar mbi gjestet dhe jo narracionin


Nga miti i Hekubës, ajo çfarë e ngacmon regjisorin italian Febo Del Zozo, është humbja, si ngjarje në jetën e një njeriu. Gjithë emocionet, ndjenjat e mendimet që pushtojnë qenien njerëzore pasi thyhet, Febo Del Zozo i jep formën e një teatri fizik, ku shfaqja nuk mbështet te narracioni por te lëvizjet skenike apo ritmi.

 “Hekuba jeton brenda nesh. Ajo që duhet të bëjnë aktorët është ta shprehin përmes lëvizje që përcjellin emocion, qoftë edhe vetëm me lëvizjen e një gishti. Gjestet, harmonia mes aktorëve përbëjnë veprën”

Improvizimi dhe pak tekste të shkruara nga Homeri, Brehti dhe Pasolini shërbejnë për të përçuar një mesazh.

 “Të pranosh humbjen do të thotë të kesh forcë për tu përballur më të por jo duke u shndërruar në një njeri të dhunshëm”

“Hekuba” si bashkëpunim i Teatrit Metropol me italianët e kompanisë “Laminarie”, si pjesë e një turi në gjithë Mesdheun vjen vetëm për një mbrëmje, të enjten.

Tv Klan

Kategori
KulturëTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*