Një mjet i ri transporti, ekologjik dhe jo i zhurmshëm pritet të jetë në treg së shpejti

Një helikopter elektrik jo i zhurmshëm është një zgjidhje e re që propozohet nga një kompani gjermane si e ardhmja e trafikut ajror urban. Volocopter ka kryer me sukses provën e parë në hapësirën ajrore të aeroportit të Romës.

Një mjet i ri transporti, ekologjik dhe jo i zhurmshëm pritet të jetë në treg së shpejti. Bëhet fjalë për një helikopter elektrik, dhe duket se do të jetë e ardhmja e trafikut ajror urban dhe quhet Volocopter.

I krijuar nga një start up gjermane, sapo ka kryer edhe udhëtimin e parë në hapësirën e aeroportit të Romës Fiumicino, fluturim që ka rezultuar me sukses. Në provën e realizuar piloti fluturoi me Volocopter fluturoi për 5 min, me shpejtësi 40 km/orë dhë 40 m lartësi.

Objektivi është të fluturojë në vitin 2024 dhe do të jetë Roma ndër kryeqytetet e para në botë që do ta vërë në qarkullim, për te lidhur kryesisht aeroportin Fiumiciono me qendrën e qytetit, udhëtim taxi që do të zgjasë vetëm 20 minuta, duke evituar kështu trafikun e rënduar rrugor.

Aerotaxi është projektuar për të dhënë mundësinë pasagjerëve të kenë për transport të shpejtë dhe pa ndikim në mjediset urbane.

Klan News