Trembëdhjetë punonjëse të një fasonerie në Shkozet të Durrësit kanë përfunduar në urgjencë. Njëra pas tjetrës gratë janë ndjerë keq duke kaluar në gjendje të fikti dhe shfaqur shenja helmimi. Ato ndodhen të shtruara në repartin e urgjencës, ku po trajtohen me serume dhe medikamente të tjera.

Njëra prej tyre, e cila ndodhej në gjendje më të rënduar shëndetësore është dërguar me urgjëncë në Tiranë për mjekim të specializuar. Të sëmurat tregojnë se nuk kishin komsumuar asgjë, dhe se gjithçka ndodhi parapritur teksa po punonin.

Në rrobaqepësi punojnë afro 120 gra. Por nga kjo gjendje është prekur vetëm një repart. Ende nuk dihen shkaqet, por mjekët dyshojnë se kanë të bëjnë me intosikacion nga gazi.Pavarësisht dyshimeve të para. ata mbeten në pritje të rezultatit të analizave.

Tv Klan