Tre punonjës të Portit të Durrësit u asfiksuan dhe kërkuan ndihmë mjekësore këtë të enjte. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00 pranë hyrjes nr. 4 të portit.

Ende nuk është përcaktuar shkaku, por dyshimet janë se asfiksia ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit apo lëndëve kimike.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës të portit, të cilët kanë inspektuar mjediset e brendshme të një shoqërie karburantesh që prej vitesh nuk ka aktivitet tregtar aty.

Burime spitali thanë se tre punëtorët kishin probleme me frymëmarrjen.

Pas mjekimit të marrë gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. /Tv Klan