henaKur hëna është e plotë, njerëzit kanë më pak tendencë për të bërë një gjumë të rehatshëm. Këtë kanë treguar rezultatet e publikuara në revistën “Biologji Aktuale” në Zvicër. Gjatë një anketimi, 40% e njerëzve, gjatë netëve me hënë të plotë nuk bënin gjumë të  qetë.

Kjo ishte arsyeja se pse autori i këtij studimi, Christian Cajochen, ndërmori nismmën të studionte nëse kjo ishte apo jo e vërtetë. Gjatë punës së tij, ai u shoqërua nga kolegët e spitalit Psikiatrik të Universitetit të Bazelit në Zvicër.

Studimi përfshiu 33 vullnetarë të shëndetshëm, të moshave 20 deri 74 vjeç. Pjesëmarrësit u vunë për të fjetur në një laborator ku kushtet kontrolloheshin në mënyrë strikte. Pa dritare, kështu nuk kishin kontakt me hënën. Ata qëndruan aty për rreth 3 ditë e gjysmë.

Rezultatet vërtetuan hipotezat e ngritura. Hëna e plotë shoqëronte gjithësecilin me reduktim të gjumit të tyre. Gjatë ditëve që hëna ishte e plotë, pjesëmarrësit binin për të fjetur dhe i zinte gjumi 20 minuta më vonë sesa në ditët kur hëna nuk ishte e tillë. Gjumi i rëndë ishtë 30% në rënie gjatë atyre ditëve.

U vërtetua gjithashtu se gjatë netëve me hënë të plotë, njerëzit kishin nivele të ulta të melatonit, hormonit që është i rëndësishëm për gjumin dhe ritmin ditor të trupit.

K. Petro