Hëna është e mbushur me ujë. Jo vetëm në pole siç mendohej deri tani, por kudo në sipërfaqen e saj.

Ky është rezultati i analizave të dy misioneve hënore të Nasës, bazuar edhe mbi gjithë të dhënat e mbledhura nga viti 2008 dhe 2009. Prova kryesore e prezencës së ujit në territorin e satelitit tonë është intensiteti i reflektimit të dritës së Diellit nga sipërfaqja e saj.

Shkencëtarët shpjegojnë se ku ka ujë, atëherë përftohet një lloj gjurme e veçantë karakteristike nga rrezet infra të kuqe. Gjithsesi kjo gjurmë mund të lëshohet edhe nga të tjerë faktorë dhe sfida e kërkuesve është pikërisht të analizohen të gjitha mundësitë.

Megjithatë ekspertët e Nasës janë të bindur që bëhet fjalë për ujë dhe nuk përjashtohet mundësia që të burojë edhe nga thellësia e Hënës.

Klan Plus