Heqja e mandatit të Armando Prengës, në parlament një tjetër i dënuar



Kastriot Piroli nuk mund të zëvendësojë Armando Prengën në parlament, pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të qarkut të Lezhës, që është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Kjo pasi Piroli, i cili pason listën e kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 2013-ës, rezulton të ketë probleme me drejtësinë.

Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit.

Kastriot Piroli është dënuar me një vit e 6 muaj burg, që i është konvertuar me 18 muaj shërbim prove. Ndërsa herën e dytë është dënuar me 6 muaj burg, të cilin e ka shlyer me periudhën e paraburgimit. 

Në të dyja rastet Apeli e ka shpallur fajtor, e për pasojë Kastriot Pireli është subjekt i ligjit të Dekriminalzimit dhe nuk mund të zërë karrigen e lënë bosh nga Prenga. Sipas Kodit Zgjedhor, kandidati vijues në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës është Mirela Neli.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*