Rama-sipermarresi

Në vizitën që zhvilloi në një kopani private, që operon në tregun e prodhimit të profileve metalike, Kryeministri Edi Rama theksoi faktin se, heqja e taksës për biznesin e vogël ka ndikuar në formalizimin e tregut dhe për pasojë edhe në krijimin e lehtësirave në marrëdhëniet me sipërmarrjet.

Investitori, i cili e ka ngritur këtë biznes që prej 1993, i tha kreut të qeverisë se kompania e tij e ka dyfishuar prodhimin falë hapësirave të reja nga lehtësitë fiskale dhe nga rimbursimi i menjëhershëm i TVSH –së.

Ndësa Kryeministri veçoi faktin se në rritjen e prodhimit ka ndikuar dhe heqja e taksës për biznesin e vogël.

Në një takim me investitorët e huaj në vend, Kryeministri Edi Rama siguroi sipërmarrësit se qeveria që ai drejton, po angazhohet për të zhbllokuar kredidhënien nga bankat.

Sipas kreut të qeverisë, bankat po tregohen të ngurta për të dhënë borxh për investime dhe projekte që do të ndihmonin situatën e ekonomike në vend.

Tv Klan