Mendim mbi të cilin regjisori Klajd Ymeri zhvillon “Don Kishoti i Mançës”.

Dyshja, Don Kishoti interpretuar nga Romir Zalla dhe Sanço Pança nga Gentian Zenelaj, mishërojnë në teatër personazhet e librit dhe Spanjën e shekullit 16.

Nga libri në Teatrin Kombëtar, vepra e Miguel De Cervantes pasurohet me të tjerë personazhe. Cigania që luhet nga sopranoja Arlinda Morava që lexon mendjen por jo fatin apo i dashuri i Sharlinës, që sjell linjën e dashurisë nën aktrimin e Amos Zaharisë.

Personazhet e shtuar janë mishëruar në situata të cilat janë rikrijuar për publikun shqiptar.

Don Kishoti dhe Sanço Pança, lufta mes reales dhe joreales, parodia ku elementet tragjikë gërshetohen më ata komikë vazhdon shfaqjet në Teatrin Kombëtar.

Tv Klan