Partia Demokratike thotë se raporti I fundit i “Heritage Foundation”, e vendos Shqipërinë 11 vende më poshtë sesa viti 2013.

Sipas opozitës shkak në këtë rënie është korrupsioni, borxhi i lartë publik, presioni i lartë fiskal dhe shpenzimet publike jo efikase. Demokratët thonë se raporti vëren se sistemi gjyqësor mbetet jo efikas dhe vulnerabël ndaj ndërhyrjes së politikës.

Ndërsa i cilësojnë propagandë premtimet e kryeministrit për rritje ekonomike dhe lehtësim të politikave fiskale ndaj biznesit, Partia Demokratike thotë se pas ardhjes në pushtet do të vendosë tatim fitimin për bizneset në 9% , që sipas saj lehtëson biznesin nga taksa progresive, nxit punësimin e rritjen ekonomike./ TV KLAN