Një mësues hero, që shpëtoi shumë fëmijë nga autobusi që u dogj këtë javë në Italinë veriore, ka humbur në aksident dy fëmijët e tij.

16 persona vdiqën kur një autobus që po transportonte nxënës nga Hungaria u përplas me një kolonë në anë të rrugës dhe shpërtheu në flakë në qytetin e Veronës të Premten. Shtatë të tjerë ndodhen në spital.

Gyorgy Vigh është mësuesi që tërhoqi shumë nxënës nga autobusi në flakë, por jo të tijtë.

I biri i tij 30-vjeç dhe e bija 18-vjeçe kanë humbur jetën, tha konsullja e përgjithshme e Hungarisë në Milano, Judith Timaffy. Vigh, mësues i edukimit fizik, është një nga shtatë personat që po trajtohet në spital.

Timaffy tha se prindërit e fëmijëve që humbën jetën në aksident kishin mbërritur në Itali nga Hungaria nën shoqërinë e psikologëve.

Autobusi po kthehej në Budapest nga Franca ku nxënësit hungarezë kishin kaluar pushime në një resort skish.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit dhe pse autobusi doli nga rruga duke u përplasur me kolonën./tvklan.al