Heroina e kapur ditën e premte nga policia  Tiranës gjatë një aksioni antidrogë dyshohet se është trafikuar nga Turqia.  Gjatë aksionit  ku u sekuestrua 1 kilogram heroinë  u arrestuan 5 persona nga të cilët njeri prej tyre  ka qenë i arrestuar në Turqi dhe ka vuajtur disa vite burg atje.

Pikërisht Nikolin Merko është prangosur në shtetin turk me 9 kilogram heroinë dhe është dënuar me 5 vite burg. Gjithashtu edhe të arrestuarit e tjerë rezultojnë që të kenë precedent penal ne trafikun e lëndëve narkotike.

Avdyl Musagaja rezulton i dënuar me burg në Itali. Gjithashtu edhe Fatjon Bahiti është dënuar me 3 vite burg për trafik të kanabisit. Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Turqia dhe destinacioni i saj ishte tregu me pakicë i Tiranës.

5 persona u arrestuan nga policia e kryeqytetit në bazë të operacionit të koduar “BBM”. Kjo pasi komunikon me këtë aplikacion të telefonit Blackberry për të shmangur përgjimet. Agjentët e antidrogës u detyruan të qëllojnë katër herë në ajër për të neutralizuar dhe arrestuar poseduesit e drogës. Gjatë kontrollit në biznesin minimarket të Nikolin Merkos policia gjeti dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë  Cannabis Sattiva.

Tv Klan