Ndeshja e Kupës së Gjermanisë mes Herta Berlin dhe Hansa Rostok është ndërprerë dy herë pasi tifozët shkaktuan trazira me hedhjen e flakadanëve në njërin skaj të fushës së lojës, si dhe ndaj tribunave të shikuesve.

Flakadanë më ngjyra nisën të ndizeshin në shkallët, ku qëndronin tifozët e Bertës. Këta të fundit i hodhën mjetet ndezëse në drejtim të fushës duke e detyruar arbitrin e takimit që për pak minuta të ndërpresë ndeshjen.

Nuk përfundoi këtu. Në pjesën e dytë, tifozët e hertës pasi i ndezën flakadanët i hodhën ato në drejtim të atyre të hansas. Ndenjëset plastike u dogjën, gjithashtu edhe flamuj të ekipeve kundërshtare.

Futbollistët dhe arbitrat u larguan nga fusha për 15 minuta në pjesën e dytë kur rezultai ishte edhe 0-0. Policia mori në dorë situatën dhe ndeshja rifilloi.

Herta fitoi takimin 2-0 falë golavë te Mitchell Weiser dhe Vedad Ibisevic në minutat e fundit.

Tv Klan