culi

Gazetari i ‘’Abc News’’ Eni Shehu është sulmuar fizikisht nga drejtori Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Të ftuar si gjithë mediat e tjera në premierën e shfaqjes “Tri Motrat”, grupi i Abc News ishte i pranishem per te ndjekur aktivitetin. Në pushimin e shkurtër mes akteve të shfaqjes, gazetari i Abc News Eni Shehu,  teksa ishte i shoqëruar nga kolegë të shumtë në hollin e Teatrit Kombëtar, është sulmuar fizikisht nga drejtori Hervin Culi së bashku me asistentët e tij, pa asnjë motiv.

Abc News e dënon këtë sulm të rëndë dhe të paprecedente ndaj gazetarit, që cënon lirinë e ushtrimit të këtij profesioni dhe i kërkon kryeministrit Rama dhe ministres së kulturës Kumbaro shkarkimin e menjehershëm nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Po ashtu Abc News bën të ditur se do të vërë në dijeni të kësaj ngjarje të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e medias dhe gazetarëve në Shqiperi dhe ato ndërkombëtare.

Tv Klan