Që prej rikthimit nga Antalya Partizani po vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit ndaj flamurtarit, por edhe për të mbushur boshllëqet e lëna nga largimi i disa futbollistëve. Seancat stërvitore vijojnë të qeta, për të mos thënë të heshtura.

Ngjarjet e fundit në klub me akuzat dhe kundërakuzat mes futbollistit Trashi dhe trainerit Starova. Tekniku ia ka transferuar vendimmarrjen drejtuesve të klubit ndërsa vetë lojtari po vijon të stërvitet me ekipin B. Megjithëse është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë që e mbajti larg fushave për 4 muaj, Fejzullahi po vijon stërvitjen i diferencuar.

Nën urdhrat e Starovës gjatë kësaj seance stërvitore ishin të gjithë afrimet e merkatos së dimrit, Cardozo, Belica, Ramadani dhe Hyseni i të rinjve të Vllaznisë. Ramadani është ende duke kryer testimet fizike me përgatitësin atletik ndërsa Hyseni është aktivizuar edhe në ndeshjen e kontrollit. Starova po kërkon të konfirmojë formacionin me të cilin do të përballet me vlonjatët. Flamurtari në vendin e dytë është vetëm 4 pikë larg partizanit që ndodhet në vendin e 5 të renditjes.

Tv Klan