Një ditë para ndeshjeve të kthimit çerekfinale të kupës së Shqipërisë skuadrat pjesëmarrëse janë ngujuar në heshtje për shtyp. Situatën më delikate po e përjetojnë Kukësi dhe Tirana.

Për shkak edhe të përballjes së fundit në kampionat mes tyre, takim që u përfol në media si kompromis mes dy klubeve, të dy palët kanë preferuar të qëndrojnë larg nga deklaratat mediatike. Pak orë para nisjes për në Kukës, skuadra e Ernest Gjokës e ka zhvilluar seancën në palestër.

Duke e parë të largët mundësinë e titullit, Mirel Josa do të përqëndrohet tek trofeu i kupës për të justifikuar sezonin.

Heshtje shtypi edhe në Vlorë, madje përpara udhëtimit për në Lezhë ekipi është stërvitur në aneksin e stadiumit, larg edhe syve të publikut.

Asnjë deklaratw nga drejtuesit, trajneri apo lojtaret nw prag tw takimit me Beselidhjen. Nga rezultati i ndeshjes së kthimit varen fatet e stafit teknik dhe drejtuesve aktuale te Flamurtarit. Ky ishte ultimatumi i Sinan Idrizit, nëse skuadra nuk arrin te kualifikohet në kupë dhe nuk fiton me Teutën në kampionat.

Nga ana tjetër, kapiteni i Besëlidhjes Smajli, kërkon të korrigjojë gabimet e takimit të parë, penalltinë e humbur dhe autogolin.

Skënderbeu-Laçi janë ndarë në barazim 1-1. Të favorizuar janë korçarët që kanë shënuar në fushë kundërshtare./ TV  KLAN