Policia e Shtetit, po kërkon ndihmën e disa strukturave policore të vendeve të BE-së në lidhje me dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të Mikel Shallarit në vrasjen e Artan Cukut.

Burimet thanë se emrat fotot dhe të dhëna të tjera si dhe forma identifikuese iu janë shpërndarë policive të vendeve të BE-së dhe Rajonit. Një veprim i tillë është kryer pas një operacioni të gjerë të kryer nga policia e Tiranës dhe Drejtoria Operacionale, në Fier Vlorë e Berat.

Operacioni kishte si qëllim arrestimin e kushëririt të Mikel Shallarit, të dyshuar si bashkëpunëtor i tij në vrasjen e ish- kreut të Policisë së Vlorës. Kjo pasi policia kishte informacione konkrete mbi vendndodhjen e mundshme të tyre.

Nga ana tjetër personi i dytë është një person nga Fieri, i cili dyshohet se mund të ketë shërbyer si personi që bërë pagesën në dorë dhe që ka ndërmjetësuar për vrasjen e Cukut. Pas kontrolleve, personat nuk janë gjetur në objektet ku ishte informacioni.

Kjo ka bërë që policia të kërkojë po ashtu edhe ndihmën e policisë së një vendi të BE- së, mbi një person tjetër që dyshohet se mund të jetë përfshirë në porositjen e vrasjes së Cukut.

Po ashtu të dhënat e tyre iu janë shpërndarë edhe strukturave të sigurisë së vendeve të rajonit si Greqi, Maqedoni, Kosovë e Mal i Zi.  Për momentin, policia nuk jep të dhëna mbi identitet e personave, për shkak të sekretit hetimor.

Tv Klan