viktimat

Ministria e Brendshme Shqiptare thotë se është në pritje të një konfirmimi zyrtar për identifikimin e dy trupave të djegur që u gjetën në një kamion që ishte nisur nga Franca dhe kishte si destinacion Anglinë.

Një ditë më parë, familja e Erinda Kaçorrit, e cila ka humbur jetën pasi kamioni ku udhëtonte ilegalisht u përfshi nga flakët, ka dorëzuar pranë autoriteteve franceze rroba si dhe sende personale të vajzës, siç është dhe furça e dhëmbëve, për të zbuluar nëse analiza e fundit mjeko – ligjore, identitetin e saktë të viktimave.

Familjet kanë bërë apel shtetit për të bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet franceze për të konfirmuar edhe zyrtarisht identitetin e viktimave.

Erinda Kaçorri tentoi të shkonte në mënyrë ilegale në Angli, sëbashku me një të afërm të fejuarit të saj, por udhëtimi u pre në mes nga flakët që dogji kamionin ku ishin fshehur dy shqiptarët.

Sipas familjarëve të 21-vjeçares, Erindës i ishte refuzuar disa herë viza nga Ambasada britanike, ç’ka e detyroi atë të nisej fillimisht me një vizë turistike drejt Belgjikës, e më pas për të kaluar ilegalisht nga Franca në Britani për t’u bashkuar me të fejuarin e saj.

Dy viktimat janë të fundit në listën në rritje të azilkërkuesve që humbin jetën në përpjekje për të kaluar ilegalisht.

Tv Klan