Kjo është Mariana Thanasi një nga drejtueset e grupit të prostitucionit që u shkatërrua dy ditë më parë nga policia e Tiranës. 26-vjeçarja kishte rolin e tutores për vajzat e tjera që shfrytëzoheshin nga grup. Në bazë  hetimeve janë të paktën 5 studente të cilat janë shfrytëzuar. Sipas policisë përfitohej nga gjendja ekonomike e dobët e vajzave për t’i futur ne rrjet.

Kryesisht grupi punonte me shtetas italian të cilat menaxhojnë në Tiranë bizneset e call- centereve. Deri në 100 euro paguhej për një natë me vajzat . Ndërsa në rastet kur vajzat binin dakord dhe kryenin seks ne grup me dy ose tre klientë pagesa shkonte deri ne 250 euro.

Komunikimin me klientët e kryente Maria Thanasi dhe D. Sharra ky i fundit menaxher i një hoteli në afërsi të prokurorisë së përgjithshme. Në pranga u vunë edhe 5 persona të tjerë të akuzuar për trafikim të personave të rritur dhe shfrytëzim prostitucioni.

Tv Klan