Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti  dhe dërgon dosjen për gjykim. Një muaj kohë iu desh prokurorit të çështjes  për  të verifikuar dy kallëezimet penale të regjistruara kundër  kreut të INUK. Kallëzimi i parë  kundër tij u regjistrua në 9 Qershor nga pronarët e një shoqërie ndërtimi në Tiranë ndërsa kallëzimi i dytë një ditë më pas nga Bashkia e Tiranës, e cila e akuzon për pezullimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e bulevardit  të ri.