zyhdi dajtiProkuroria e Tiranës mbyll hetimet për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti  dhe dërgon dosjen për gjykim.

Një muaj kohë iu desh prokurorit të çështjes  për  të verifikuar dy kallëezimet penale të regjistruara kundër  kreut të INUK. Kallëzimi i parë  kundër tij u regjistrua në 9 Qershor nga pronarët e një shoqërie ndërtimi në Tiranë ndërsa kallëzimi i dytë një ditë më pas nga Bashkia e Tiranës, e cila e akuzon për pezullimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e bulevardit  të ri.

Me përfundimet e hetimeve është njohur sot edhe vet i pandehuri Zyhdi Dajti, i cili ka firmosur dokumentacionin përkatës.

Në materialin  që tashmë i referohet gjykatës, prokuroria argumenton se Dajti në cilësinë e kryeinspektorit të INUK ka vepruar në kundërshtim me ligjin që rregullon funksionimin dhe veprimtarinë e këtij institucioni.

Gjatë shqyrtimit të dy kallëzimeve prokuroria ka konstatuar se kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik kombëtar ka nxjerrë vendime pezullimi duke marrë kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor.

Nga hetimi ka rezultuar se, paleët paditëse kanë ushtruar veprimtarinë e tyre sipas ligjit duke nxjerrë krejt të panevojshme ndërhyrjen e INUK.

Ndërsa hetimi për Zyhdi Dajtin përfundoi dhe dosja u referua në gjykate, prokuroria po vazhdon hetimet për të pandehurin Florenc Hoxha, kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Vendor Tiranë.

Gjatë ditës së sotme ai ishte në ambientet e Prokurorisë së Tiranës ku është njohur me hetimet e deritanishme.

TV KLAN