Menjëherë pas hetimit të ILDKPI, ka reaguar deputeti socialist Alfred Peza. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Peza është shprehur se inkurajon këtë institucion që t’i shkojë deri në fund këtij hetimi të thellë shterues.

Sapo jam informuar në lidhje me njoftimin më të fundit për shtyp te ILDKPI, qe i adresohet personit tim, me cilësinë e Deputetit te Kuvendit te Shqipërisë.

Mirëpres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP ka nisur sot ne lidhje me pasurinë e familjes time.

Inkurajoj IDKPI ti shkoje deri ne fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi te thelle e shterues.

Nxis institucionin qe me te njëjtën ndjeshmëri dhe seriozitet te hetoje këdo nga te zgjedhurit e Kuvendit te Shqipërisë, te zgjedhurit lokale dhe persona te tjer

ë

subjekt i hetimit nga ana e këtij institucioni, sot e ne vazhdimësi, për te cilët ka patur, ka apo do te ketë indicie t

ë

njëjte apo te ngjashme.

Unë dhe bashkëshortja ime, jemi te hapur dhe do te qëndrojmë 24 ore/ 24 ne dispozicion te ILDKPI për te bashkepunuar ne sqarimin dhe përfundimin e plote te kontrollit dhe hetimit te sapo nisur./

tvklan.al