Vetëm pak ditë para zgjedhje presidenciale në Amerikë, situata për kandidaten demokrate Hilary Clinton duke se ka precipituar pas deklaratës se kreut të FBI-së për rihapjen e hetimeve të email-eve të ish-sekretares se Shtetit.

Ngjarja, e cila duket se ka influencuar në fushatën presidenciale është pasuar me akuza nga stafi i Clinton, i cili nuk vonoi të akuzoje kreun e FBI-së për përdorim të standardeve të dyfishta në lidhje me hetimin.

Reagimi erdhi pasi James Comey ju drejtua publikisht mediave amerikane që të mos akuzojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.

Nga ana e saj, Clinton ka thënë se nuk i trembet hetimit të rihapur, ndërsa Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se rihapja e hetimeve nuk është bërë me qëllim për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale te 8 nëntorit.

Në mars të vitit 2015, u be publik fakti se zonja Clinton, kishte shkelur ligjin federal, ndërsa kishte përdrour një server privat për komunikimin online gjate kohës kur ishte Sekretare e Shtetit, përkatësisht në periudhën 2009-13.

Vetëm 30 mijë emaile u dorëzuan nga avokati i saj në dorën e autoriteteve, ndërsa 33 mije të tjerë u fshinë nga stafi i fushatës nën justifikimin se kishin përmbajtje personale.

Në korrik të këtij viti, shefi i FBI-se tha se zonja Clinton kishte qenë “tepër e kujdesshme” në menaxhimin e informacionit të klasifikuar pra rrjedhimisht nuk përbente terren për tu ndëshkuar. / TV KLAN