Numri i persona që mashtrojnë duke ofruar rezultate të pretenduara të sigurta për ndeshje futbolli, është shtuar shumë gjatë muajve të fundit.

Nisur nga denoncimet e disa qytetarëve, të cilët janë mashtruar me shuma nga 50 deri në 200 euro për rezultate të fiksuara ndeshjesh të kampionateve vendase dhe të huaja, ka detyruar strukturat e krimit ekonomik në polici të nisin një hetim.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë  identifikuar të paktën 8 persona, të cilët me emra të rremë janë përdoruese të rregullt të këtyre skemave mashtruese, kryesisht nëpërmjet Facebook-ut.

Këta shtetas operojnë në Tiranë, Fier dhe Durrës dhe lokalizimi i tyre sipas të njëtave burime ka qenë i vështirë për shkak të përdorimit të IP-ve të ndryshme në të njëjtën llogari, ku kryejnë aktivitetin mashtrues.

Format e pagesave zakonisht kryehen nëpërmjet exchangeve dhe bitcoin-it, që është forma më e vështirë e gjurmimit dhe identifikimit të personit që kryen mashtrimin./tvklan.al