Pothuajse një vit pasi tuniziani, Anis Amri, vrau 12 persona me një kamion në tregun e krishtlindjeve ne Berlin, kanë dalë në dritë dështimet befasuese të policisë gjermane.

Bruno Jost, një ish-prokuror i emëruar për të ndjekur hetimin mbi ngjarjet vuri në dukje se autoritetet gjermane kishin të gjitha mundësitë ta parandalonin sulmin terrorist nësë Amri do të ishte mbajtur nga policia muaj përpara sulmit, kur u ndalua për verifikim.

Amri duhej të vëzhgohej për gjashtë muaj, por mbikëqyrja përfundoi me një vëzhgim që zgjati vetëm gjashtë javë.

Hetuesi kishte zbuluar tashme prova se dosjet e Amrit ishin manipuluar nga Zyra e Policisë Kriminale të Berlinit, me sa duket për të fshehur dështimet e policisë në arrestimin e terroristit, i cili edhe me herët ishte akuzuar si i përfshirë në rrjetin e trafikut  të drogës.

Me 19 dhjetor 2016, Amri vrau një shofer kamioni polak, rrëmbeu automjetin e tij dhe hyri në tregun e krishtlindjeve në Berlin ku vrau 12 persona dhe plagosi 55 të tjerë. Ai u qellua për vdekje nga policia italiane në Milano katër ditë pas sulmit në Berlin./Tv Klan