Drejtoria e Tatimeve ka kallëzuar në prokurori 72 persona të cilët po hetohen ne gjendje të lirë për krime të skemave të mashtrimit me TVSH-në, fshehje e të ardhuave dhe mospagim taksash dhe tatimesh.

Demi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga 54 biznese që përfaqësohen nga këta persona, përllogaritet në 40 milionë dollarë.

Në katër raste të skemave të mashtimit me TVSH-në, ku nën akuzë janë vënë 21 persona, hetimi tatimor thotë se dëmi është rreth 304 milionë lekë të reja.

12 raste janë referuar për fshehje e të ardhurave me një dem rreth 800 milionë lekë.

Ndërsa për mospagim taksash dhe tatimesh janë referuar 21 raste dhe buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej rreth 3 milardë lekësh të reja.

Kontrolli i drejtorisë së Hetimit Tatimor i përket periudhes Tetor-Dhjetor të vitit 2017.

Për të gjithë rastet është arritur të bëhet dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë së paligjshme të këtyre subjekteve.

Në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse vijon puna për përfundimin sa më të shpejtë të hetimit dhe dërgimin e autorëve për gjykim nga organet e drejtësisë.

Ndërsa çështje të tjera janë në hetim nga prokuroritë e rretheve pasi skemat e mashtrimit me TVSH-në dhe mospagimi i taksave nga bizneset, janë në nivele mjat të larta.

Tv Klan