Vlorë- Një person është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:40, në lagjen “Pavarësia 2” pranë shkollës jopublike “Ikea”.

 Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe bëhet fjalë për F.Ruci, 55 vjeç, i cili ka rënë nga banesa e tij.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilin kurohej prej disa vitesh.

F.Ruci, jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ndodhjes së ngjarjes ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale./tvklan.al