Në grupin B të Europa League, Skënderbeu do të ketë përballë skuadra shumë të forta. Dinamo e Kievit Partizani i Beogradit dhe Young Boys i Zvicrës janë rivalët e korçarëve të vendosur nga shorti i hedhur në Nyon të zvicrës.

Ndeshja ndoshta më e vështira duket se do të jetë ajo me Partizanin e Beogradit për shkak të emocioneve që do të përmbajë kjo sfidë. Droni në përballjen e skuadrave kombëtare ende nuk është harruar nga serbët. Për Partizanin e Beogradit kjo do të jetë hera e dytë që përballet me skuadra shqiptare që prej eliminimit nga Flamurtari në sezonin 87-88.

Kjo është hera e dytë që Skënderbeu merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Dy vite më parë u përfshi në grupe si e skualifikuar nga Play-Off i Champions League.

Para Dinamos së Zagrebit, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, eliminoi ST Julia të Andorrës, Kairat Almaty i Kazakistanit dhe Mlada Boleslav e Çekisë.

Shorti përcaktoi që në grupin D, Milan do të përballet me Austrian e Vienës, Rijekën dhe AEK. Arsenali duket se nuk do ta ketë të vështirë daljen nga grupi H, përballë rivalëve si bate Borisov, Këln dhe Crvena Zvezda. Tv Klan