Bayern Munchen – Real Madrid dhe Juventus – Barcelona janë ndeshjet më interesante të fazës çerekfinale. Përballje që mund të ishin në finale, madje njëra prej tyre përsërit finale e vitit 2015 ku Barcelona mundi 3 – 1 Juventus në Berlin.

Në shtatë përballjet e mëparshme, Spanja ka tre fitore, Juventus dy dhe dy ndeshje janë ndare ne barazim.

Real dhe Bayern kanë një historik më ta pasur, pasi janë përballur 22 herë në aktivitet e UEFA-s.

Edhe pse skuadra gjermane ka më shumë fitore në total, vitet e fundit janë në favor të spanjolleve.

Përballja e fundit mes tyre ne Champions League është ajo e prillit te vitit 2014, ky Real Madrit e eleminoi Bajernin duke e mundur 5 – 0 në rezultatin e dy takimeve dhe duke u kualifikuar ne finale për herë të parë pas 12 vjetësh.

Ndeshjet e tjera janë Atletico Madrid – Leicester dhe Monaco – Borussia Dortmund. Sfidat e para çerekfinale luhen me 11 dhe 12 prill dhe ato te kthimit me 18 dhe 19 prill./ Tv Klan