Derbi i Madridit dhe sfida mes Juventus dhe Monaco janë gjysmëfinalet e Champions League. Këto janë ndeshjet e shortuara mesditën e së premtes në Nion. Real dhe Atletico do të përballen përsëri në këtë turne. Skuadra e Simeone është eliminuar nga rivalët e përjetshëm në çdo rast kur janë takuar Champions, përfshi dy disfatat në finalet e 2014 dhe 2016. Interesante është e përballja Monaco – Juventus.

Ekipi italian nuk është ndalur në dy rastet e mëparshëm nga ai francez, duke e larguar nga gara në sezonin 1997-1998 dhe 2014-2015. Gjyësmëfinalet e Champions League do të luhen më 2 dhe 3 e 9 dhe 10 maj. Finalja do të zhvillohet më 3 qershor ne Kardif.

Të premten është hedhur edhe shorti i Europa League. Ajax – Lyon dhe Celta Vigo – Manchester United janë takimet e gjysmëfinaleve. Një short më i favorshëm në letër për ekipin anglez, ndërsa një përballje e barabartë duke sfida Ajax – Lyon. Këto ndeshje do të luhen më 4 dhe 11. Finalja do të zhvillohet më 24 maj në Solna.

Tv Klan