Gonzalo Higuain është zyrtarisht një lojtar i Juventusit.

Pas bisedimeve të gjata që hasën në rezistencën e Napolit, kampionët e Italisë paguan klauzolën rekord prej 90 milionë eurosh që ishte vendosur në kontratën e Higuain.

Sulmuesi argjentinas zbiriti paraditen e sotme në aeroportin e Torinos, ku u prit me brohorima nga më shumë se 300 tifozë juventinë.

Higuain, firmosi një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë nga e cila do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon. Ai do të mbajë fanelën me numrin 9.

Juventusi do të paguajë shumën stratosferike për sulmuesin në 2 këste. Transferimi i 28-vjeçarit është edhe blerja më e shtrenjtë e realizuar ndonjëherë nga një klub italian dhe njëkohësisht goditja më e madhe e kësaj vere në merkato.

Gonzalo Higuain është golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, me 36 gola.

Tv Klan