pengjet-japonezeMë 20 Janar, Shteti Islamik i vendosi një gjobë prej 200 milionë dollarësh Japonisë, për të mos i ekzekutuar 2 shtetasit e këtij vendi të marrë peng prej xhihadistëve në Siri.

Afati që iu la Tokios zyrtare për pagesën ishte vetëm 72 orë. Por ky afat ka kohë që ka skaduar dhe në mediat botërore janë hedhur hije dyshimi për vërtetësinë kërcënimi në videon që paraqet 2 japonezët.

Sipas disa ekspertëve, në fakt bëhet fjalë për dy video të xhiruara në vende të ndryshme dhe të montuara më pas me njërë-tjetrën. Mjafton të shikosh hijet e dy pengjeve, për të dalluar këtë pasaktësi.

Më tej ata flasin edhe për ngjyrën e fytyrës së dy japonezëve, apo të veshjeve portokalli, që ndryshojnë pak në tonalitet mes tyre. Por sipas ekspertëve të sigurisë, këto mospërputhje kanë të bëjnë me faktin se xhihadistët nuk kërkojnë të japin pika referimi për agjencitë e inteligjencës, në identifikimin e vendodhjeve të tyre.

Gjithsesi, asnjë informacion për jetën e 2 pengjeve nuk është bërë më i njohur në sajtet islamike në intenet, apo nga burime të tjera, që prej përfundmit të afatit të vendosur nga Shteti Islamik. Ndaj në Tokio ka ankth për fatin e tyre.

Tv Klan