HilaryHilary Duff ka “thyer akullin”, pasi ka vendosur të flas për divorcin e saj me Mike Comrie.

Këtë gjë ajo e ka bërë për revistën “Cosmopolitan”, në të cilën do të jetë pjesë e kopertinës në muajin Prill.

“Mike dhe unë kemi qenë shumë të dashuruar kur jemi njohur. Ne të dy donim shumë të martoheshim. Unë kam punuar që në moshën 11 vjeçare dhe vendimi për martesë në moshën 20 vjeçe më dukej shumë me vend. Ndoshta dhe nuk ka qenë i tilë, por ne e kemi kaluar pjesën më të madhe të kohës të lumtur”, thekson Duff.

“Kohët e fundit gjërat nuk po shkonin shumë mirë, por ende kishte dashuri mes nesh. Ndoshta nuk është e thënë që njerëzit duhet të rrinë gjithmonë bashkë”, shton aktorja.

Çifti u ndanë pas katër vitesh martesë dhe pasi sollën në jetë djalin dy vjeçar, Luka.

Edhe pas ndarjes ata mbetën miq, madje shumë mendonin se do të kishte një ribashkim mes tyre, por kjo gjë nuk ndodhi.

tvklan.al