Ky rast ka ndodhur në kryeqytetin grek, në Athinë, ku 26-vjeçari shqiptar kishte hipur në ballkonin e një shtëpie për të vjedhur. Duke kaluar nga njëri ballkon në tjetrin, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua duke pësuar lëndime.

Mediat greke thonë se 26-vjeçarit iu thyen të dyja këmbët. Në vendngjarje mbërriti policia, pasi u njoftua nga banorët e zonës. I riu u arrestua, ndërsa në polici tha se për të vjedhur kishte shkuar me një bashkëpunëtor, i cili ishte larguar.

Dëshmia e tij bëri që autoritetet greke të identifikonin edhe një bashkëpunëtor të dytë dhe të zbulonin se ky grup ishte aktiv në fushën e vjedhjeve që prej vitit 2016. Deri më tani ata kanë kryer 39 vjedhje, thonë mediat greke.

/tvklan.al