Me tone të forta Kryeministri Edi Rama u kërkoi publikisht dorëheqjen të gjithë drejtorëve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda 24 orëve. Shkak për këtë vendim sipas tij është përqindja shumë e ulët, 11, e regjistrimit të titujve të pronësisë ndërkohë që numri i legalizimeve është shumë herë më i lartë.

Rama e quajti tallje kolektive dhe individuale atë që i behtë qytetarëve në zyrat vendore të hipotekave.

 

Duke parë edhe raportin e kërkesave me përgjigje lidhur me kërkesat e dërguara, unë nuk di më se çfarë të them tjetër përveçse ju të gjithë, nga i pari tek i fundit duhet të shkruani dorëheqjen dhe të largoheni nga detyra. Që të gjithë, pa asnjë përjashtim, komplet! Të firmosni dorëheqjen sot, që të paktën të largoheni me dinjitet fundor nga kjo punë. 

Të gjithë, komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orëve. 

Nëse doni t’i jepni vetes një mundësi që të dilni nga kjo punë me dinjitetin minimal, jepni dorëheqjen, që të gjithë, pa asnjë përjashtim, as më intereson fare se nga cila rrugë vini, a vini nga rruga e partisë, e shoqërisë, apo e krushqisë; Kjo histori këtu mbaron. Dhe pastaj në proces do të bëhen të gjitha verifikimet e duhura, që nga ndjekjet penale deri tek marrja në punë, mbajtja në punë apo rimarrja në punë do të bëhet nga një komision i posatshëm

.”

Për të argumentuar kërkesën e tij për dorëheqjen e gjithë drejtorëve pavarësisht se nga cila rrugë vijnë që Rama i quajti të partisë ose krushqisë ai solli edhe një shembull.

“I kërkohet deklaratë noteriale nga anëtarët e familjes bujqësore për dhënien e pëlqimit për regjistrimin e lejes së legalizimit në emër të këtij subjekti, që s’ka asnjë lidhje as me ligjin, as me detyrimet as me asgjë.”

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike që në pjesën dërrmuese rastet e denoncuara janë në shkelje flagrante të ligjit do të ngrihet një komisioni që do të vlerësojë aftësinë e gjithë atyre që do të punojnë në zyrat e hipotekave.

“Të kesh 238 kërkesa pa përgjigje, nga 246 që ka zyra, domethënë t’u jesh përgjigjur vetëm 3 përqind të kërkesave, unë nuk e di se cfarë mund të jetë…”

 Vendimi i radhës do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë me objektivin qe brenda këtij mandati certifikata e pronës të mundësohet nga regjistri kombëtar digjital i pronës brenda një kohë të shkurtër./Tv Klan