Bizneset që operojnë në fushën e Agroturizmit do të kenë të njëjtat lehtësi fiskale si hotelet me 5 yje. Burime zyrtare për Televizionin Klan thanë se në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke u punuar mbi një nismë ligjore, e cila do të përjashtojë nga taksat për 10 vjet të gjithë këto kategori me qëllim nxitjen e sektorit bujqësor dhe turizmit lokal.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të bëhet 6% nga 20 që është aktualisht, ndërsa tatimi mbi fitimin nga 15% do të jetë 0. E njëjta logjikë do të operohet edhe për sipërmarrësit që do të ndërtojnë në fushën e agroturizmit, ata do të jenë për 10 vjet të përjashtuar nga taksa në infrastrukturë.

https://www.youtube.com//embed/RrsYRDaRRa0

Ky është versioni i propozuar nga Ministria e Bujqësisë, por që ende drafti nuk ka marrë një përgjigje nga ajo e Financave, e cila më pas mund të ketë probleme në mbledhjen e taksave në disa zona, për shkak të përshkallëzimit të TVSH-së.

Biznese në Agroturizëm quhen ato sipërmarrje të cilat ofrojnë akomodim, ushqim dhe veprimtari çlodhëse të lidhura me fermën dhe mjedisin e tyre. Qeveria ka vendosur kritere mbi sasinë e prodhimit që duhet të kenë këto ferma, në mënyrë që pushuesit që i zgjedhin si destinacion të marrin prodhime vendase.

Tv Klan