ramaKryeministri Rama sqaroi në një takim me pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar se qeveria vendosi të heqë fashën prej 300 kilovat orësh, ndërsa kishte si opsion edhe rritjen e çmimit të energjisë.

Kryeministri foli për një reformë që nuk do të prekë shtresat në nevojë.

Sipas Kryeministrit do jenë rreth 200 mijë familje që do kompesohen për ndryshimin e çmimit nga heqja e fashës së energjisë, duke saktësuar se do të hiqet skema e subvencionimit që aplikohej deri më tani.

Teksa e quajti të domosdoshëm aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, Kryeministri tha se qeverisë do t’i duhet të përballet me këtë fenomen për një periudhë 3-vjeçare, ndërsa u dha përgjigje edhe kritikave për kostot që po shoqërojnë këto reforma.

Tv Klan