Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi për të ndërprerë mandatin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe 2 deputeteve, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të cilet preken nga ligji i dekriminalizimit.

Por ndërsa për dy të paret votimi nga trupa e KQZ ishte unanim, për deputetin e djathtë Dashamir Tahiri, vendimi është marre me shumicën e vetëm 4 anëtareve te këtij institucioni pasi 3 përfaqësuesit e propozuar nga opozita kane qenë kundra heqjes se mandatit.

Vendimin i KQZ mund te ankimohet në Gjykatën Kushtetuese nga 3 funksionaret, por për rastin e kryebashkiakut Rroshi më parë duhet te shprehet kryeministri .

Në këtë mbledhje përveç faktit se u vu një standard i ri pasi KQZ për herë të parë mori vendim për heqjen e mandatit bazuar në ligjin e dekriminalizimit, u vu re dhe një precedent i panjohur me parë.

Vendimin e tyre anëtaret e këtij institucioni e morën jo në prezence të mediave dhe përfaqësuesve politik, edhe pse kodi zgjedhor e përcakton qartë se mbledhjet e KQZ janë publike dhe të hapura./ TV KLAN