Tregtarët që shisnin në zonën e Porcelanit, në një treg të improvizuar dhe pa kushte higjeno – sanitare, nga sot janë bërë pjese e tregut të ri, të ngritur nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka zgjedhur ta përurojë tregun e ri, duke blerë vetë disa prej produkteve të fshatit.

Një nga përfituesit e këtij investimi është edhe e moshuara, e cila u gjobit disa ditë më parë nga Policia Bashkiake, pasi shiste në hyrje të një pallati, në zonën e “Myslym Shyrit”.

Po gjatë ditës së sotme, Veliaj mori pjesë edhe në aksionin për mbjelljen e 50 pemëve të qershisë së kuqe, në rrugën e “Kavajës”.

Tv Klan