Janë me mijëra persona që e përdorin aspirinën për hollimin e gjakut, për të mos u prekur nga goditjet në tru, pa e ditur se në fakt po dyfishojnë rrezikun për t’u goditur nga infarkti.

Në një studim ku u vëzhuan 30 mijë pacientë, u dallua se ata që kishin aritmi kardiake, ishin tepër të rrezikuar nëse mernin aspirinë në vend të një qetësuesi tjetër.

Shkencëtarët e Universitetit të Southampton dhe Maastricht të Holandës ekzaminuan të dhënat shëndetësore të njerëzve që konsumonin qetësues si aspirinë, warfarin apo ilaçe të tjera të gjeneratës së re për të parandaluar goditjet në tru.

Ata zbuluan se pacientët që kishin përdorur aspirinë, kishin 1.9 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga arresti kardiak.

Këto të dhëna përforcojnë kështu studime të mërparshme, që kanë dalë në konkluzionin se aspirina bën më shumë dëm se mirë.

Të dhënat e kohëve të fundit tregojnë gjithashtu se ajo shkakton gjakderdhje në stomak dhe në raste të rralla edhe në tru./tvklan.al