Entela, 10 vite më parë lind një djalë me “Sindromën Down.” Vetëm pak vite më pas humb bashkëshortin. E mbetur e vetme me Dhimitrin përpiqet ta regjistrojë në shkollë, por s’ia pranojnë. Ajo nuk e di që ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka ardhur për të dëgjuar historinë e saj. Në fakt kjo histori e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, nisi pikërisht me ministren duke ia bërë të ditur këtë problem dhe duke u bërë pjesë e kësaj surprize të këndshme për Dhimitrin.

7

Entela nuk di asgjë për këtë gjë, ajo zgjodhi të vij në program për të falenderuar dikë. Ajo rrëfen në studio për historinë e saj, ku në moshën 19-vjeçare është martuar dhe pas një viti erdhi në jetë djali, por nuk e dinte që ai kishte lindur me “Sindromën Down”. Këtë gjë e ka marrë vesh pas 40 ditësh, kur Miçoja mori një ftohje të rëndë dhe e dërguan në spital. Entela nuk e dinte se çfarë ishte ky problem nuk kishte dëgjuar asnjëherë. Kur Dhimitri filloi të rritej ajo kërkonte ta çonte në çerdhe dhe kopësht në qytetin e Gjirokastrës, por askush nuk pranonte që ta regjistronte.

“Në atë periudhë ka qenë drejtore Aida Sotiri, e cila është e ftuar sot këtu, pasi atë kam thirrur, që ta falenderoj shumë. Që në momentin e parë që i kam kërkuar që Miçon ta regjistronte, ajo ma ka regjistruar dhe ma ka pranuar automatikisht, pa më pyetur se çfarë kishte. Ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme e Idës. Pas disa kohësh mua më vdes bashkëshorti, ndërkohë që Dhimitri ishte vetëm gjashtë vjeç. Kaluan vite, ma rriti mami, motra ka bërë një punë shumë të madhe me të. E marr Dhimitrin në gusht të këtij viti për ta regjistruar në shtator në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë. Shkoj në një shkollë, por nuk ma pranuan.

1

Çfarë të thanë atje?

Në shkollën ku shkova më thanë që duhet të marrësh një mësuese private, që të rrinte në klasë me Dhimitrin.”

Për Entelën sërish shpëtimi ishte Aida. U detyrua që ta rikthente Miçon në parashkollor në mënyrë që të mos humbiste gjërat që kishte mësuar. Ishte Aida ajo që u kujdes për gjithçka për djalin e saj. Entela e ndjen si obligim përkushtimin e Aidës dhe ka zgjedhur ta falenderoj publikisht në studion e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Në studio me Entelën është edhe Miço i vogël, një djalë i dashur dhe simpatik. Si çdo fëmijë ai ka dëshirat dhe pasionet e tij. I pëlqen shumë muzika dhe violina. Për Miçon sot është një ditë e veçantë, pasi është dita e tij e lindjes. Ndërkohë nga ana tjetër e murit vjen edhe Aida, e cila ndjehet e emocionuar nga kjo suprizë.

2

Mësuese Aida

:

“Uau, ai është vërtet djali im! Të lutem e ndërpresim këtu se…

Ardit Gjebrea: Nuk mund ta ndërpresim dot…Kaq shumë e do Miçon?

Mësuese Aida:

Shumë dhe jo vetëm atë. Fati e ka sjellë që në komunitetin e klasës që kam tani, ka shumë fëmijë të tillë dhe përveç kësaj kam një hartë sociale shumë ngacmuese. Është një komunitet që i kapërcen mundësitë e mia, por që duhet bërë një punë e tillë.

Ardit Gjebrea: Miço sot ka ditëlindjen…

Mësuese Aida:

E di që e ka sot me 5 shkurt. Kam komunikuar me nënën e tij, që t’i gjeja diçka të përafërt që ta gëzonte. Ai gjithë kohën më thotë “e bukura e dheut” dhe unë i them “dashuria ime”, por dua të them që atë investim shpirtëror dhe prindëror që bën nëna e Miços, besoj që rrallë nëna e bëjnë.

Entela:

E dashur Aida, për mua je një mbretëreshë, që më ke mbështetur Dhimitrin në çdo moment, qoftë kur ai ishte 2 vjeç, qoftë edhe sot që ai të rritet njëlloj si të gjithë fëmijët e tjerë. Je personi i dytë në jetë pas familjes sime.”

3

Mes përqafimesh dhe lotësh gëzimi Miço takon me mësuesen e tij të dashur. Surprizat për Miçon nuk kanë filluar ende. Duke qenë se është i apasionuar pas muzikës dhe violinës, enkas për të u realizua një perfomancë magjike në studio me violinë.

Ardit Gjebrea: Kjo ishte vërtet një dhuratë, por dhurata më e bukur është shkolla. Por si i bëhet për ta çuar në shkollë?

Mësuese Aida:

Do presim sapo të mbarojmë këtë pjesë parapërgatitore dhe vitin tjetër me vrap në shkollë.

Ardit Gjebrea: Por Entela ka pasur probleme me regjistrimin e djalit në shkollë?

Mësuese Aida

:

Entela dëshiron ta regjistroj djalin tek shkolla ku jam unë, pasi mendon se vetëm unë mund ta bëj mirë këtë punë, por të garantoj që ka edhe mësuese të tjera të specializuara për persona me aftësi ndryshe. Por në shtator do të vij tek unë.

Ardit Gjebrea: Po ti je duke folur me një kopetencë të madhe sikur çdo gjë e ke ti në dorë, sikur je ministre e Arsimit dhe Sportit.

Mësuese Aida:

Mendoj se Ministrja do ta bënte kaq gjë për ne qytetarët e Gjirokastrës.

Arditi: Je e sigurt?

Mësuese Aida:  

Po!

6

Ardit Gjebrea: Le të na e thotë vetë, ftoj në studio Ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikollën.

Kjo surprizë e bukur nuk ishte vetëm për Miçon, por edhe për Entelën dhe Aidën.

Lindita Nikolla:

Të falenderoj pa masë Ardit se erdha këtu për të bërë një premtim të vogël për Miçon, por e dashur mësuese, dal me një krenari të paparë, me një mirënjohje të thellë për atë që bën. Bashkë me Miçon të themi shumë faleminderit!

Mësuese Aida:

Absolutisht të lutem, bëj vetëm detyrën.

Lindita Nikolla:

Këto janë mësueset e Shqipërisë që punojnë me zemër. Miço nuk do të jetë vetëm sepse do të ketë edhe Aidën edhe një mësuese ndihmëse, por edhe një mësuese tjetër për talentin e veçantë që ka. Ti sot ke ditëlindjen dhe unë të kam blerë diçka.”

8

Tashmë ëndrra e Miços u bë realitet, pasi e ka violinën dhuratë nga Minstrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla. Tan ii mbetet për ta mësuar atë dhe të bëhet një artist i madh në të ardhmen. / tvklan.al