Një grua e cila ishte në një marrëdhënie me një vrasës serial dhe nuk dinte asgjë për jetën e tij të dyfishtë, ka folur për herë të parë për të përditshmen amerikane The Independent.

 Holly Eudy e cila ishte në një lidhje dashurie me Todd Kohlhepp për një dekadë, tha :

“E dija që diçka nuk shkonte me atë njeri, por nuk mund të kuptoja çfarë ishte kjo gjë.”

Kohlhepp, një agjent i pasurive të patundshme nga Spartanburg në Karolinën e Jugut, u arrestua nëntorin e kaluar pasi një grua e rrëmbyer prej tij u gjet e lidhur me zinxhir nga qafa në një konteiner ku ai ruante pasurinë e tij.

Viktima, Kala Brown, tha se policia Kohlhepp kishte vrarë të dashurin e saj Charlie Carver dhe se kishte varrosur disa persona të tjerë në pronën e tij.

Ai u deklarua fajtor për vrasjen e shtatë personave në 13 vjet, por shmangu dënimin me vdekje duke u dënuar me burgim të përjetshëm.

Eudy i përshkroi krimet e ish-partnerit të saj si “të pështira” dhe “të neveritshme”.

I pyetur se çfarë e kishte tërhequr zonjën Eudy te Kohlhepp, ajo tha:

“Ai më dha shumë vëmendje, më bëri të ndihem sikur unë isha e rëndësishme për të”.

Eudy u takua me Kohlhepp në vitin 2006, tre vjet pasi kishte vrarë katër vetë.

Kur Brown u filmua ndërkohë që po transportohej në spital vitin e kaluar, ajo tha:

“Një vajzë me emrin Holly, ai me siguri po planifikon të vrasë”.

Partnerja e tij Eudy, e cila kishte konsumuar 10 vite me një vrasës serial kur pa videon tha se u ndje e tmerruar kur kuptoi se mund të kishte qenë ajo vetë viktima e radhës./tvklan.al